Zyrtarisht përfunduan lojërat olimpike “Baku 2015”,Kosova një medalje të bronztë

0

Pas shumë garave dramatike, vjen fundi i Lojërave Olimpike Evropiane “Baku 2015”.

50 shtete më 6000 mijë sportistë për 17 ditë rresht ishin pjesë e kësaj ngjarje sportive, e para e këtij lloji që zhvillohet në Kontinentin e Vjetër.

Azerbajxhani për 16 ditë ka jetuar me Lojërat olimpike, ku shumë sportistë me performancën e tyre e arsyetuan pjesëmarrjen në këtë eveniment të madh sportive.
Pjesë e “Baku 2015” ishte edhe përfaqësuesja e Kosovës. 18 sportistë tonë në disiplina të ndryshme sprovuan veten përballë sportistëve evropiane, por përveç xhudistes sonë, Nora Gjakova, gjithë të tjetër zhgënjyen me paraqitjet e tyre, edhe pse ata paraprakisht kishin premtuar se në Baku do të përfaqësojnë në mënyrën më të mirë vendin tonë.
E, padyshim se është vetëm xhudistja Nora Gjakova që ia zbardhi fytyrën Kosovës, duke shkruar historinë e re dhe duke fituar medaljen e bronzte, e para e këtij lloji për vendin tonë.
Ndërkohë, edhe Shqipëria zhgënjeu me 28 sportistët e saj duke treguar formë të dobët në disiplinat ku sportistët shqiptarë morën pjesë.
Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike “Baku 2015” u përshkrua më një program mjaft të pasur artistik, e më pas parakaluan shtete pjesëmarrës dhe në mesin e tyre ishte edhe flamuri i Kosovës, të cilin e barti kampionia e botës dhe krenari e sportit tonë, Majlinda Kelmendi.
Kujtojmë se në Lojërat Olimpike Evropiane, Rusia ishte shteti më i suksesshëm duke fituar gjithsej 164 medalje.
Lojërat Olimpike Evropiane ishin një test para Lojërave Olimpike “Rio de Janiero” që mbahen vitin e ardhshëm

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here