Zyrtarët që kanë probleme me ligjin, nuk mund të ofrojnë qeverisje të mirë

0

PRIZREN, 13 SHKURT – Në tryezën e diskutimit “Qeverisja e mirë dhe zyrtarët që kanë problem me ligjin”, të mbajtur sot në Prizren është thënë se zyrtarët që kanë probleme me ligjin, respektivisht me organet e drejtësisë nuk mund të ofrojnë qeverisje të mirë. Në një publikim në rrjetin social Facebook pas kësaj tryeze është vequar se nisja e hetimeve, aktakuzat dhe proceset gjyqësore ndaj atyre zyrtarëve luhatin besimin e publikut në ta, që për pasojë sjellë edhe degradim të mëtutjeshëm të parimeve të llogaridhënies dhe përgjegjësisë karshi qytetarëve. Panelistë në tryezën e sotme të Forumit “Transparenca” ishin Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Valbona Musliu, gazetare dhe anëtare e Forumit “Transparenca”, ndërsa ajo u moderua nga Kreshnik Basha. Diskutimi në tryezë është fokusuar në praktikat e deritanishme nëpër komunat e Kosovës që tregojnë se zyrtarë të zgjedhur publik, si pasojë e dyshimeve të bazuara për shpërdorim të detyrës zyrtare janë përballë fillimisht me hetime, e pastaj dhe me gjykime, “por që pothuajse asnjëri nuk është larguar nga pozita publike, madje as në rastet kur ka pasë aktgjykime fajësuese për ta”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here