Zyrtarët e shtetit që nuk dinë të shkruajnë shqip

0

​Në agjendën e prezantuar për festën “Festari” në Suharekë, është traditë që të jetë një shkrim nga kryetari i komunës, drejtuar qytetarëve.

Po çka ka në këtë vit në këtë tekst. Përveç fjalëve klishe, aty sheh shumë gabime së pari logjike e më pas 29 gabime drejtshkrimore, duke e kursyer në disa raste nga ndërrimi i gjithë fjalisë e cila nuk ka logjikë. Dikund mund të çuditeni se pse është gabim por kjo fushë e komunikimit ka rregulla dhe janë shumë të lehta të arrihen, siç është kur një diçka shprehet me një fjalë, tog fjalësh apo fjalë me pjesëza në njërin vend të tekstit, ajo duhet të jetë e njejtë edhe në vendet tjera, raporton Therandapost.

Më poshtë shihni fotografinë dhe gabimet të cilat i kemi bërë me shenjë se ku është gabim, por që këshilltarët e kryetarit që i rrinë afër, le t’i përmirësojnë e biles shumë prej tyre janë edhe profesorë të gjuhës shqipe.

Edhe në anën tjetër të agjendës ka disa gabime të cilat nuk është dashur të ndodhin sepse edhe në tërë stafin e Komunës së Suharekës, ka njerëz të cilët mund t’i kenë këto fjalë përpara dhe t’i lektorojnë.

Ndërkaq Fitim Shishani, kryeshef ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, në një shkresë zyrtare drejtuar një vartësi të tij, ka lëshuar një mal gabimesh drejtshkrimore sikur të ishte një autodidakt e jo më të të shkoj mendja së at shkresë e ka përpiluar një udhëheqës institucioni, dhe për më keq një profesor universitar.

Kryeshefi i IPK-së, i cili është edhe profesor në Universitetin Publik të Prizrenit, “Ukshin Hoti”, në këtë shkresë zyrtare me vetëm 13 rreshta ka bërë hiq më pak se 119 gabime gjuhësore e drejtshkrimore.

Jo vetëm kaq, por edhe shkresa si e tillë as në formë e as në përmbajtje nuk i plotëson standardet minimale të një shkrese zyrtare. Përveç gabimeve të renda gjuhësore dhe drejtshkrimore, Shishani ka përdorur edhe fjalë të pakuptimta që nuk i njeh fjalori i gjuhës shqipe, siç është fjala “parafrauar” ku as nga konteksti i fjalisë nuk mund të imagjinohet së çfarë ka dashur të thotë.

Gabimet janë të shumta dhe për të mos i numëruar të gjitha, shikojeni shkresën (faksimilen) zyrtare të Shishanit të cilën e ka siguruar portali INFOKUSI.COM dhe sipas informacioneve tona, kjo shkresë ka qenë objekt talljeje tash e sa kohë në pothuajse gjithë stafin e IPK-së.

12026559_10154199043623502_1735953103_n (1)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here