Zyrtare:anulohet vizita e Hashim Thaqit në Beograd.Zbuloni pse?

0

Vizita e zëvendëskryeministrit të Kosovës në Beograd Hashim Thaçi është anuluar.

Mediat serbe kanë bërë të ditur se organizata që ka ftuar Thaçin në konferencë më 24 prill ka njoftuar mediat se vizita e Thaçit është anuluar pasi që ata(organizata) janë kërcënuar dhe kanë pasur presione të shumta.

Organizata për Rini dhe Arsim ka konfirmuar sot se anulimin e kanë bërë nën presion dhe kërcënime që kanë marrë ditëve të fundit pasi që i është bërë ftesë edhe ministrit të jashtëm të Kosovës që të marrë pjesë në konferencën me temën “Ballkani perëndimor në integrimet Evropiane”.

“Që kur në media është publikuar agjenda e punës kemi marrë shumë presione nga forcat politike dhe kërcënime nga organizata të ndryshme por edhe individë me qëllim që ai takim të mos mbahet”, thuhet në deklaratë të kësaj organizate.

Thuhet edhe se e kuptojnë se është herët për takime të tilla por edhe iu vjen keq që është lëshuar rasti që të dërgohet porosi e fortë që shtetet e regjionit të bashkëpunojnë shumë në rrugën ka Bashkimi Evropian.

Ftesat janë anuluar edhe për ministrat e punëve të Jashtme të Serbisë, Bosnjës dhe Maqedonisë.

“Vendimi për të tërhequr ftesat për ministrat i kemi marrë pas disa orë konsultimesh pas gjithë fushatës negative që kjo konferencë ka marrë, kjo është ndërhyrje në punët tona. Në të njëjtën kohë kjo nuk ndijon në mbajtjen e konferencës e cila është shumë më tepër sesa pjesëmarrësit ku do t’i shpalosim punët tona të deritanishme”, thuhet në komunikatën e organizatës së rinisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here