Zyrtare: Shani Tarashaj nga Prizreni te klubi i madh anglez, Everton

0

Shani Tarashaj është lojtar i ri i skuadrës së njohur nga Premierliga, Everton.

Evertoni ka arritur marrëveshje me zviceranët e Grasshopper, për transferimin e 20 vjeçarit nga Kosova.

Tarashaj që në 18 ndeshje ka shënuar tetë gola për skuadrën zvicerane këtë edicion, ka mbërritur në Everton, Albania Team ka siguruar fotografinë e parë të 20 vjeçarit në fanellën e skuadrës nga Premierliga.

Mediat angleze edhe gjatë ditës së djeshme kanë shkruar për arritjen e marrëveshjes, ku Everton do t’i paguaj 3 milionë funte Grasshoppersit, ndërsa do të nënshkruaj me Tarashajn kontratë për katër vite e gjysmë, transmeton Indeksonline.

Sot (e enjte) pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i këtij transferimi nga të dy skuadrat, por tanimë është e sigurt se Tarashaj është pjesë e Evertonit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here