Zyrtare: Heidi L. Ruh ushtare amerikane në Kosovë kishte bërë vetëvrasje

0

Ruh vdiq më 9 maj, 2014, “në një incident që nuk ka lidhje me konflikt të armatosur”, patën thënë zyrtarët në kohën kur ishte lajmëruar për vdekjen e saj, duke thënë se shkaku i saktë i vdekjes është nën hetim.

Hetimi ushtarak ka përfunduar më 20 janar të këtij viti.

“Bazuar në hetimin e plotë, ku përfshihen vlerësimet e dëshmive, ekzaminimi i vendit të ngjarjes, intervistat dhe autopsia finale e raportet toksikologjike të kryera nga Ekzamineri Mjekësor i Forcave të Armatosura, si në mendimin ligjor, hetimi ynë ka ardhur në përfundim se vdekja e rreshteres Ruh është si pasojë e vetëvrasjes dhe shkaktari i vdekjes ka qenë një lëndim me armë zjarri në zonën e brendshme të gojës”, ka thënë zëdhënësi i CID, Christopher Grey, raporton Koha.net.

E ndjera, rreshterja Heidi L. Ruh nga Barrington, Illinois, ishte e caktuar në Grupin Shumëkombësh të Betejës-Lindje të Forcës në Kosovë.

Kur u pyet pse hetimi për vdekjen e Ruh zgjati më shumë se tetë muaj, Grey tha: “Agjentët Specialë të CID-së i hyjnë shumë thellë rasteve për të trajtuar dhe procesuar të gjitha hetimet e vdekjeve me kohë dhe i kushtojnë shumë rëndësi detajeve për të zbuluar me saktësi se çfarë ka ndodhur… Edhe në rastet kur vendi i krimit është krejtësisht i qartë se është kryer vetëvrasje, CID do ta listojë vdekjen si të papërcaktuar dhe do të kryejë ‘hetim për vrasje’, pasi që hetimet e mëvonshme mund të sjellin dëshmi të kundërta”.

Rreshterja 32 vjeçe ka lënë prapa vetes dy fëmijë, si dhe prindërit e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here