Zyrtarë belg shkojnë në Gjermani për të ftuar refugjatët të vijnë në Belgjikë

0

Zyrtarë belg të Zyrës së Emigracionit kanë arritur në Gjermani për të ftuar refugjatë për strehim në Belgjikë.Dy zyrtarët belg kanë shkuar në një nga kampet e refugjatëve në Bielefeld dhe kanë kontaktuar me rfeugjatë sirian në mënyrë që ata të bëjnë kërkesën për azil në Belgjikë e jo në Gjermani.Kjo procedurë është duke u bërë në kuadër të një marrëveshje që Gjermania dhe Belgjika kanë nënshkruar për “transferin” e 250 refugjatëve nga Gjermania në Belgjikë,thuhet nga kabineti i sekretarit të shtetit për Emigracion-transmeton portali shqip ONLINE.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Republikës së Westfallenit tashmë janë 50 refugjatë që kanë pranuar ta lëshojnë Gjermaninë dhe të paraqesin kërkesën e tyre për azil në Belgjikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here