Zyra e presidentes: Nuk dihet sa para do të shpenzohen për udhëtimet e presidentes

0

Zyra e presidentes ka sqaruar sot se lajmi i publikuar në disa media se presidentja do të hargjojë brenda një viti 100 mijë euro për bileta aeroplani nuk është i saktë. Zyra ka tërhequr vërejtjen se bëhet fjalë vetëm për planifikim ndërkohë që nuk dihet se sa do të realizohet ai plan. Shpenzimet sipas sqarimit do të bëhen në varësi të agjendave dhe udhëerimeve ndërkohë që ka shtuar se presidentja Jahjaga i shfryrtëzon udhëtimet më të lira të mundshme.

 

Lexojeni sqarimin e plotë të Zyrës së Presidentes Jahjaga:

Sqarim i Zyrës së Presidentes

 

Në disa portale sot është publikuar njoftimi sipas të cilit Zyra e Presidentes do të harxhojë brenda një viti 100 mijë euro për bileta të aeroplanit.

 

 

Zyra e Presidentit dëshiron të sqarojë se fjala është për një kontratë kornizë me periudhë kohëzgjatjeje prej një viti, që nënkupton planifikim të shpenzimeve brenda një periudhe të caktuar kohore e që rrjedhimisht nuk flet për shpenzimin e gjithë shumës së paraparë.

Nga shuma e kontratës vjetore do të harxhohen aq sa ka nevojë, në varësi të agjendave të udhëtimeve.

Shuma e përmendur në kontratë është shumë e planifikuar, siç planifikohen të gjitha aktivitetet e tjera gjatë një viti që nënkupton edhe mbarëvajtjen e punës në secilin institucion.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës e rithekson faktin se Presidentja Jahjaga në pothuaj të gjitha udhëtimet e saj jashtë vendit ka shfrytëzuar fluturimet më të lira – economy class – dhe vazhdon të përkujdeset për paranë publike, përmes zvogëlimit të të gjitha shpenzimeve jo vetëm në udhëtime.
 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here