Zyra e Presidentes: “Mehmet Agë Rashkoci u dekorua me propozimin e shoqatës Gjakovë-Shkodër”

0

PRISHTINË, 18 SHKURT – Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka dalë sot me një sqarim publik ku ka thënë se “lajmi i botuar në disa nga mediat që gjoja Presidentja Jahjaga ka dekoruar gjyshin e saj është i pasaktë dhe joprofesional”. “Mehmet Aga Rashkoci nuk është gjyshi i Presidentes Jahjaga. Lidhjet e largëta familjare janë rastësi”, ka vënë në pah Zyra e Presidentes. “Dekorimi i Mehmet Agë Rashkocit është bërë me propozimin e Shoqatës Kulturo Patriotike Gjakovë-Shkodër, që numëron 600 anëtarë, e protokolluar në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës me datë 14 nëntor 2014, dhe shqyrtimit të plotë të dokumentacionit nga Komisioni ad hoc i mbledhur nga Zyra e Presidentes së Kosovës për të shqyrtuar kërkesat për medaljet presidenciale”, ka dhënë detaje kjo zyrë. “Ky komision unanimisht ka marrë vendimin që Mehmet Agë Rashkocit t’i ndahet medalja Urdhri i Lirisë, duke iu bashkangjitur një liste bashkëveprimtarësh tashmë të dekoruar për kontributin në kauzën për shtetndërtimin e Kosovës”, është përmbyllur sqarimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here