1.7 C
Pristina
E martë - 26 Tetor, 2021

Zyra e kryeparlamentarit: Veseli propozoi taksën 100%, qeveria planifikonte 30%

0

Zyra e kabinetit të kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se Veseli nga Brukseli ka kërkuar që taksa të jetë 100%, e jo siç ka qenë në fillim 30%.

Vendimi për taksën 100 % ndaj Serbisë nuk ka ardhur pa konsultime dhe debate ndërmjet kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pak minuta pa u marrë vendimi në Qeveri, kryeministri e ka konsultuar në telefon kryeparlamentarin Kadri Veseli si lider i koalicionit dhe në fillim propozimi ka qenë që taksa të vendosej 20% apo maksimum 30%, bënë të ditur kabineti i Veselit.

Kryeparlamentari Veseli e ka ndërprerë për disa minuta takimin me grupin e miqësisë në Belgjikë dhe është dëgjuar duke komunikuar me kryeministrin Haradinaj lidhur me vendimin që pritej ta merrte Qeveria.

Sipas zyrës së kryerparlemtnarit, gjatë bisedës telefonike të kryeparlamentarit me kryeministrin, Veseli ishte skeptik për propozimet fillestare të kryeministrit që taksa të vendosej prej 30 %.

“Këto masa dhe taksa prej 30% nuk janë serioze dhe e dëmtojnë Kosovën. Ki parasysh se mund të rriten çmimet për qytetarët. Duhet të merren parasysh edhe reagimet e BE-së, por veçanërisht SHBA-së. Nuk duhet të merren vendime vetëm për populizëm. Nëse duam t`i përgjigjemi agresionit të Serbisë, atëherë më mirë është që taksa të vendoset 100%, por kur të vendosësh nuk ka më kthim mbrapa”, i ka thënë Veseli Haradinajt në bisedë telefonike nga Brukseli, njofton kabineti i Veselit.

Kjo zyrë bënë të ditur se pas bisedës telefonike me Haradinajn, Veseli ka kontaktuar menjëherë me zëvendëskryeministrin nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, të cilin e ka udhëzuar që ministrat e PDK-së ta votojnë vendimin për taksën prej 100%.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here