ZymberI: Incidenti është skenar i përgatitur nga qeveria e Gruevskit

0

Ish komandanti i UCK-së për rajonin e Likovës incidentet e fundit në fshatin Gushincë të Kumanovës për Agjencinë e Lajmeve ZHURNAL  i vlerëson se janë raste të montuara nga shërbimet sekrete maqedonase me qëllim që të mobilizohen maqedonasit kundër shqiptarëve.

“Këto raste janë të montuara nga ana e qeverisë në mënyr profesionale janë të montuar nga maqedonasit Qëllimi është të bashkohen maqedonasit kundër shqiptarëve. Qeveria mund i ka paguar disa persona vetëm për të bërë probleme atje lartë me qëllim që të defokusohet vëmendja e opinionit”, tha mes tjerash Zymberi duke shtuar se në rajonin e Likovës është qetë dhe shqiptarët nuk janë të interesuar për konflikt të ri.

“Kjo është llojë e fëlliqur e Gruevskit. Shqiptarët e Likovës nuk janë të mendimit më për të luftuar.Këtu në Likovë është qetë, cdo kush bënë punën e vet. Shqiptarët nuk janë të interesuar për luftë. Ajo mbaroi në vitin 2001. Ne duam qetësi dhe mirëqenie”, tha mes tjerash ish komandanti i UCK-së, Abedin Zymberi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here