Zvicrranët: Në emër të atit, të birit dhe – të Mandelës!

0

Një sondazh tregon se zviceranët e shohin babanë e Afrikës Jugore si një figurë, e cila e simbolizon pajtimin më shumë sesa – Jezusi, e Muhamedi!

Ështe fakt se nuk jemi duke e përjetuar epokën më të mirë. Masakra në një vend, rrëzim të aeroplanit apo fundosje të anijeve dikund tjetër… Ka shumë kohë që aktualiteti nuk ka qenë aq i errët sesa muajve të fundit. Në këtë kontekst të turbulluar, redaksia e gazetës “Quart d’heure pour l’essentiel” (Një çerek ore për më të rëndësishmen), e cila shpërndahet në 100 000 shtëpi gjatë ditëve në vijim, ka kërkuar nga instituti Link që të ndërmarrë një anketë. Autorët e kësaj ankete kanë marrë në pyetje më shumë se 1000 zviceranë, nga mjedise të ndryshme, se cilat janë figurat që e simbolizojnë më së miri veprën e pajtimit sipas tyre.
Rezultatet janë të çuditshme dhe nuk e shpërblejnë aspak Jezusin, e aq më pak Muhamedin. I tejkaluar nga Mandela, Nënë Tereza dhe Gandi, Jezusi ndodhet në mes të tabeles. Mbrapa tij gjenden Papa Francesku, i ndjekur nga Buda dhe pastaj nga themeluesi i Islamit. “Të jemi të sinqertë, e kemi pyetur veten se çfarë duhet të bënim me këtë rezultat të fundit”, tregon Christian Willi, drejtor i Alliance Presse, bashkëredaktues i revistës. Por kemi vendosur të bëjnë gazetari deri në fund. Do t’i kishim publikuar këto rezultate edhe nëse Jezusi kishte arritur i fundit, tregon ky person nga mjedisi evangjelist.
Më politik sesa fetar megjithatë, ai paralajmëron: Ky sondazh nuk e ka vlerën e një testi të popullsisë: “Pyetja e madhe, për ne, ishte që të kuptojmë se cila ishte domethënia e “pajtimit”. Siç duket, e kanë kuptuar nga këndi i gjeopolitikës dhe kanë votuar për “bërësit e paqes”, nga ku rrjedh suksesi i Mandeles në këtë anketë”.
Por, me sa duket, rezultatet nuk e çudisin Pascal Gemperli, president i Unionit të Vaudit të shoqatave myslimane: “Fakti që profeti Muhamed ‘shënon pak pikë’ nuk është i çuditshëm, kur e shohim se çfarë bën ISIS në emër të tij”. Ai tregon se profeti është me të vërtetë një figurë e pajtimit: “Duke ndjekur hapat e tij, ne, unioni, angazhohemi shumë për dialogun ndërfetar, edhe pse, siç dihet, nuk kemi probleme me asnjë komunitet. Për të tjerat, ai vlerëson se këto të dhëna përbëjnë një logjikë kronologjike.
“Njerëzit e kanë parë Mandelen në televizor si dhe politikën e tij për pajtim kombëtar. Sinqerisht, po të më kishit pyetur t’i parashikoj rezultatet, do të kisha imagjinuar diçka të ngjashme”. Sipas filozofit François-Xavier Putallaz, nga Universiteti i Fribourg-ut, renditja e Jezusit është në përputhje me veprën e tij në tokë. “Po të kishte bërë unanimitet të njerëzit, a besoni se do ta kishin vrarë”? Ai vlerëson se, sipas besimit të krishterë, Krishti vetëm mund të jetë një “shenjë kundërthënëse”, duke i vendosur të gjithë para shpëtimit./albinfo.ch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here