Zvicra vazhdon të mos ua paguajë pensionet kosovarëve

0

Zvicra do të vazhdojë të mos ua paguajë pensionet e pleqërisë dhe ato të invaliditetit kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë.

Zvicra nuk e zbaton marrëveshjen e trashëguar nga e kaluara me Kosovën për sigurimet shoqërore sepse ajo nuk ka institucione për ta administruar atë. E ata që po e vuajnë më së shumti janë pensionistët, shkruan “tageblatt.ch”, përcjell “albinfo.ch”.

Salih Zeqiri 70 vjeçar jeton në fshatin Busavatë  në Republikën e Kosovës. Maliqi e një shumë mirë Zvicrën.  Nga viti  1981 deri në vitin 2006 kur ai doli në pension, Salihu ka punuar në vinç “Kranführer” në Riniken të kanton Aargau. Në moshën 60 vjeçare ai del në pension të parakohshëm. Zyrtarisht pensioni i takonte në vitin 2010. Nga fondacioni “FAR” ai ka marr një pension në vlerë prej 3.900 frangave në muaj. Në këtë rast, Zeqiri kërkon t’i paguhen kontributet e tij nga fondi i sigurimit të pleqërisë.

Megjithatë Salihu së bashku më bashkëshorten e tij ka vendosur që të kthehet sërish në fshatin e tij të lindjes në Kosovë në vitin 2006. Deri me 1 prill të vitit 2010 ai e kishte marr pensionin, ndërkohë papritmas gjithçka u mbyll. Nga kjo kohë Zvicra nuk e zbaton më marrëveshjen për sigurime sociale që e kishte me ish jugosllavinë dhe pensionistët kosovarë që e lëshojnë Zvicren nuk kanë të drejtë marrje parash.

Salih Zeqiri sot është i hidhëruar. Ai ndihet i tradhtuar si nga autoritet zyrtare të Kosovës ashtu edhe asaj zvicerane. Të dy vendet kanë një konfrontim rreth kësaj çështje, pasojat e të cilave po i bartin qytetarët e thjeshtë, ka thënë ai.

Në fakt Salih Zeqiri nuk është rasti i vetëm. Osman Osmani nga Shafauzen i cili është sekretar sindikal për emigracionin te Unia thotë se raste të tilla ka të shumta.. Sipas Osmanit, për më tepër, numri vjen duke u rritur, sepse emigrantë kosovarë në Zvicër dalin në pension vazhdimisht. Të prekur nga mosmarrëveshja janë sidomos pensionistë që dëshirojnë të kthehen në Kosovë. Osmani thekson faktin që kosovarët janë të vetmit, për të cilët nuk vlen marrëveshja e trashëguar me ish Jugosllavinë. Arsyeja e Zvicrës: Strukturat dhe instancat e shtetit të ri nuk janë të denja për një Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore.

Harald Sohns nga Enti Federal për Sigurimet Shoqërore shprehet: “Strukturat dhe instancat përkatëse në të vërtetë ekzistojnë pjesërisht, por jo në masën e mjaftueshme. Nga anulimi i Marrëveshjes ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës ka pasur kontakte të ndërsjella, por në rrafshin e administratës, ka thënë ai. Negociata zyrtare për të arritur një marrëveshje nuk ka, ka pranuar zyrtari i Entit.

Ndërkohë, me çështjen e pensioneve kosovare është sensibilizuar edhe politika.

Sindikalistja dhe deputetja nacionale e SP-së nga St. Gallen, Barbara Gysi, para pak kohësh ka pasur një interpelancë me ministrin, me ç’rast kërkon shpjegime për gjendjen momentale lidhur me Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Kosovën.

Ajo është interesuar edhe për ndonjë zgjidhje të ndërsjelltë, deri në arritjen e një marrëveshjeje. Artikulli thotë se deputetja deri më tani nuk ka marrë një përgjigje. Ajo është para së gjithash e keq ardhur për të prekurit, të cilët me këtë “kanë humbur bazën e ekzistencës”

Për Osman Osmanin situata e krijuar ka edhe një kosto për Zvicrën. Duke qenë se pensionistët detyrohen megjithatë të qëndrojnë në Zvicër dhe pensionet e tyre janë të ulëta, ata janë të varur edhe nga të ardhurat shtesë “Ergänzungsleistungen”. Ndërsa në Kosovë pensioni i tyre do t’u dilte mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here