Zvicerani gjen bretkosën e gjallë në pakon e sallatës së Migros-it

0

Amfibia është gjithashtu e gjelbër, por i përket shumë pak enëve të sallatës. Megjithatë, ajo e bëri një bretkosë të vogël të qëndrojë komod në një pako, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Zvicerani 59-vjeçar nga Baseli, Heinz S. ka dashur të blejë një sallatë në M-Parc të Migros-it, të enjten. “Në një nga pakot vërejta një lëvizje. Në fillim mendova se ishte një karkalec”, thotë ai. Megjithatë, gjatë vrojtimit më të saktë, doli të ishte një bretkosë.

“Megjithatë, e bleva pakon, për t’u siguruar që asgjë nuk do t`i ndodh foshnjës”, thotë S. Ai vështirë se mund ta imagjinonte se si bretkosa ka hyrë e gjallë në pakoh.

Për bretkosën, historia e çuditshme përfundoi mirë. S. e lëshoi në liri brektosën e gjelbër, pranë vendbanimit të tij.

Migros kërkon falje

“Na vjen shumë keq për konsumatorin. Kjo nuk duhet të ndodhë”, ka pohuar zëdhënësja e Migros-it, Nadine Kunz. Në raste të rralla, mund të ndodhë që me produkte të freskëta të kapen edhe kafshët në fushë. Por, pasi që produktet ishin larë dhe kontrolluar, ishte shumë e pazakontë që bretkosa të arrijë deri te pika e shitje. Kjo ndodhi për herë të parë në rajonin e Bazelit.

“Është mirë dhe gjentile nga konsumatori se si e zgjidhi situatën në këtë mënyrë”, thotë Kunz për vendimin e S. që të blejë pakon vetëm e vetëm për të liruar bretkosën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here