Zvicëra “neutrale”, ka 300 000 bunkerë, 5100 strehimore, 200 mijë ushtarë…

0

Nuk është vetëm Shqipëria e kohës së Enver Hoxhës e njohur për bunkerë. Zvicëra ka strehimore në rast të fatkeqësive bërthamore në çdo shtëpi, institucione, spitale dhe 300,000 bunkerë si dhe 5100 strehimore publike që mund të akomodojnë gjithë popullsinë zvicerane nëse është e nevojshme.

Vendi nuk ka qenë i përfshirë në konflikt të armatosur për 200 vjet.

Zvicra është politikisht vend neutral, por ende ka një ushtri mjaft të fortë. Nëpërmjet Alpeve zvicerane mund të gjenden bunkerë të fshehur ushtarakë, si përzierje me peizazhin përreth.

Disa janë kamufluar si shkëmbinj të mëdhenj apo hambare që hapen në raste emergjence për të zbuluar topat dhe mitralozët e rëndë. Çdo urë e madhe, tunelet, rrugë dhe hekurudhat janë vendosur të jenë në gjendje të dekompozuar qëllimisht kur është e nevojshme. Rrugët mund të konvertohen në pista aeroplanësh.

“Zvicra nuk ka ushtri, Zvicra është ushtria vetë”, ka thënë një oficer zviceran.

Zvicra faktikisht ka një nga ushtritë më të mëdha me 200 mijë ushtarë aktivë dhe 3.6 miliardë franga dispozicion. Çdo shtetas zviceran nën 34 vjet është ushtar rezervë. Ushtarëve u janë të lejuara të mbajnë armë në shtëpi. Në qoftë se dikush përpiqet për të sulmuar Zvicrën, ata do të gjejnë një komb të armatosur deri në dhëmbë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here