Zvicër: Për çdo gol të shënuar, nga 455 franga për refugjatët

0

Liga zvicerane e futbollit (SFL) ka vendosur që për çdo gol të shënuar të dhurojnë nga 455 euro për refugjatët.

Në sezonin e fundit në ligën e parë dhe të dytë në Zvicër janë shënuar 29 gola.

“Sezonin e kaluar rreth 50 nacionalitete përfaqësuan ligën zvicerane. Ekipet tona e dinë drejt dhe kuptimin e fjalës integrim dhe solidaritet”, tha presidenti i Federatës Kombëtare të Zvicrës, Heinrich Schifferle.

Dhe tifozët janë të ftuar të kontribuojnë në ndihmë të refugjatëve me donacionet në emër të fondit humanitar zviceran “Zinxhiri i lumturisë”.

Në Zvicër kështu i bashkohen nismës së ngjashme për të ndihmuar refugjatët nëpër Evropë, duke filluar në klube dhe federata.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here