Zv.presidenti i Parlamentit Evropian, thotë se PE do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e ka pritur në takim sot zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
Kryeministri Mustafa sipas një informacioni nga Zyra e kryeministrit e ka njoftuar mysafirin e tij “me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë”, duke i theksuar prioritetet e Qeverisë së Kosovës, “që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor, agjendën evropiane, reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësinë bashkëkohore”.
Kryeministri Mustafa ka veçuar me këtë rast përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, duke theksuar rëndësinë që ka për Kosovën nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe nevojën për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, sipas njoftimit e ka vlerësuar progresin në Kosovë, duke shprehur vazhdimin e përkrahjes së Parlamentit Evropian për Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here