Zv.ndihmës sekretari amerikan e përgëzoi Mustafën për marrrëveshjen e Brukselit

0

PRISHTINË, 12 SHKURT – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e ka pritur sot zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee. Gjatë takimit sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Yee e ka përgëzuar kryeministrin Mustafa dhe Qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e arritur në Bruksel për drejtësinë, duke shprehur njëkohësisht përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-ve në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. “Kryeministri Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari Yee, biseduan edhe për prioritetet e ardhshme të Qeverisë së Kosovës dhe në veçanti për adresimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, është bërë me dije nga Zyra e Kryeministrit. “Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi z. Yee me angazhimet konkrete të Qeverisë së Kosovës në luftimin e këtyre dukurive dhe në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit si dhe në thellimin e reformave për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e ambientit për investimet e huaja duke përfshirë edhe investimet amerikane në Kosovë”, ka qenë një detaj nga takimi. “Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit i SHBA-ve, Hoyt Yee, rikonfirmoi mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, duke përfshirë edhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, si dhe në fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit ndërmjet SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here