Zv.ministri Selimi e priti Erhard Busekun

0

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme(MPJ), të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Petrit Selimi priti sot në një takim koordinatorin e Nismës për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SECI) dhe drejtuesin e Institutit për Rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore, Erhard Busek.

Zëvendësministri Selimi sipas një njoftimi nga MPJ e njoftoi ish-koordinatorin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore mbi zhvillimet e fundit në fushën e politikës së jashtme të Kosovës “me theks të posaçëm në arritjet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, avancimin e raporteve ndërfqinjësore përmes projekteve të ndryshme, e veçanërisht në infrastrukturë dhe energji, por edhe rreth rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s”.
“Koordinatori i SECI-t, Busek, e përgëzoi zëvendësministrin Selimi për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, theksohet në njoftim. Selimi dhe Busek merret vesh se diskutuan mundësitë për jetësimin e projekteve të ndryshme në fushën e fuqizimit të të rinjve kosovarë si pjesëmarrës dhe vendimmarrës në proceset demokratike në vend, por edhe shkëmbimet kulturore dhe vizitat në mes të rinjve kosovarë e atyre evropianë si dhe krijimi i fondeve në mbështetje të aktiviteteve kulturore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here