Zuri të dashur gruan e shokut të ngushtë, do ua shiste serbëve 10 mijë Euro

0

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg një 37-vjeçar me iniciale V.T, pasi tentoi të shiste tek disa shtetas serbë gruan e shokut të tij të ngushtë. E dëmtuara kishte bërë denoncim në polici ndaj 37-vjeçarit më 26 Maj 2015. Gazeta ‘Shqiptarja.com’ shkruan sot se autori kishte krijuar lidhje intime me bashkëshorten e shokut. Por si nisi historia?

37-vjeçari shkonte shpesh me gruan e tij për vizitë tek shtëpia e shokut të ngushtë. Këtu nisi dhe historia e tij me bashkëshorten e shokut, e cila u divorcua nga burri pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre. Gruaja me iniciale D.K bashkëjetoi për 3 vite me 37-vjeçarin në Kosovë, pasi u larguan nga Tirana. Autori tentoi ta shiste të dashurën, pra ish-gruan e shokut tek disa serbë për 10 mijë Euro, por ajo nuk pranoi. Më pas, çifti u largua nga Kosova për në Tiranë, dhe prej këtej për në Zvicër.

Në këtë shtet, gruaja ka punuar në disa lokale nate. Gjatë kësaj periudhë, ajo mbeti shtatzënë me 37-vjeçarin, por abortoi pas insistimit dhe përndjekjes së tij. Këtu lindën mosmarrëveshje, dhe gruaja D.K u largua nga 37-vjeçari, por është përndjekur dhe ndaj saj është ushtruar dhunë psikologjike nga autori V.T dhe gruaja e tij e parë. Nisur nga kjo situatë, Gjykata e Tiranës e ka dënuar 37-vjeçarin V.T me 1 vit burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here