Zoti Roth, krimet nuk ndahen në “krimet tona” dhe “krimet e tyre”,ato duhet të ndëshkohen njëlloj

0

Jakup Krasniqi

Drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth, i ka kushtuar një postim në Twitter, mos votimit të amendamentit për ndryshimin e kushtetutës që do t’i hapte rrugë formimit të Gjykatës Speciale.

Ai në postimin e tij ka thënë se Kosova ishte e lumtur kur u shpëtuan nga krimet serbe të luftës, por bllokon Gjykatën Speciale për krimet e veta.
Postimit të tij ai i ka bashkangjitur edhe një foto ku shihen shqiptar të vrarë dhe forca policore që sillen vërdallë tyre. E falënderoj z. Kenneth Roth që postimit të tij në Tëitter i ka bashkangjitur edhe këtë foto, e jo ndonjë foto të kryer mbi qytetarët serbë, edhe pse autori i fotos se postuar ka synuar dicka tjetër. Me ketë me keni dhënë rastin që me më pak fjalë të sqaroj se çka në të vërtetë ka vendosur Kuvendi i Kosovës kur nuk votoi amendamentin i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Z. Roth, Kuvendi i Kosovës nuk u ka thënë JO gjykimit të krimeve të luftës, apo siç thoni ju “krimeve të veta të luftës”, sepse krimet nuk mund të shihen si “krime të veta” apo si “krime të tyre”. Nëse krimet i shohim sit ë tilla kam frikë se bëjmë sërish edhe një krim ndaj viktimave te luftës në Kosovë.

Nuk ka “krime tona” apo “krime të tyre” por ka vetëm krime të cilat duhet njësoj t’i trajtojë drejtësia, dhe gjithsesi duhet të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e këtyre krimeve.
E vërteta i nderuari z. Roth, nuk nxirret nga titujt e gazetave qoftë të brendshme apo të jashtme. E vërteta se çka në të vërtetë ka vendosur Kuvendi i Kosovës, për të cilën besoj thellë se ju jeni i interesuar ta dini është me sa vijon:

Kuvendi i Kosovës përmes diskutimeve të deputetëve njëzëri kërkoi që të formohet një gjykatë e cila do të ndiqte të gjithë kryesit e krimeve në Kosovë. Njëzëri kërkoi që për të gjitha viktimat e këtyre krimeve drejtësia të vihet në vend. U tha se drejtësia është universale e jo selektive.

Besoj se ju jeni shumë mirë të informuar se për viktimat e njërit prej qindra krimeve makabër që janë kryer në Kosovë, foton e të cilit ju i’a keni bashkangjitur shkrimit tuaj, drejtësia nuk është vënë në vend. Ndoshta ju nuk e dini por kjo gjykatë e cila atë ditë nuk u votua në Kuvendin e Kosovës nuk do të kishte fare të drejtë ta hetonte dhe ta gjykonte. Si drejtues i Human Rights Watch besoj thellë se ju nuk do pajtoheshit që kryesit e këtij krimi dhe të shumë krimeve të tjera të mbeteshin të pa ndëshkuar.

Me pak fjalë, Kuvendi i Kosovës, përmes votës formale nuk i tha JO gjykimit të krimeve të luftës por i tha JO gjykimit selktiv, apo thënë ndryshe refuzoi që të ndaj krimet në “krime të tyre” dhe në “krime tona”. Kuvendi i Kosovës nuk kërkoi asgjë më pak dhe asgjë më shumë, pos që drejtësia t’i trajtoj njëjtë të gjitha viktimat e krimeve të luftës.

11665653_791037744345863_4155916628493746057_n

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here