Zoti kryeministër i Kosovës vepro!

0

HALIL MATOSHI

Zoti Kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, mos humb kohë qoftë nga frika apo nga lakmia, sepse frika – ajo është këshilltari më i keq dhe rëndom shpie në dhunë!
Riktheje besimin në institucionet e shtetit.
Riktheje Republikën tek ata që u përket: Qytetarëve kosovarë!
Një shekull kanë luftue kosovarët për me e mbrri!
Shkarkoje Jablanovic-in dhe dil e buzëqeshi rinisë së Kosovës!?
Vërtet besimin na e shpërdoren komandantat e UÇK-së, qe ia mësynë pasunive të Kosovës me e que te sh’pia – kurse shpresën na e vodhet Ju, te gjithë politikanët pa dallim, sepse te gjithe Ju u dëshmuet jobesnik ndaj Kosovës dhe i mshuet fort mu në zemër, me hordhi injorantësh – anlafabetësh funksional…. Sikur të ishte Kosova shtet projekt afatshkurtë, aq sa të pasunoheni ju, për t’ia dhënë goditjen e fundit, për ta zhbërë!?
Por mbani vesh…
Nuk jam me VV-në.
Jam me ata demostrues që janë kundër Jush e që s’dalin në marsh paqësor si për Shën Valentin, por dalin me e ndryshue Kosovën ose sëpaku me u thanë Juve: Larg duert nga Ardheu ynë!!!
Sepse Ju, pushteti është ngrehur sipri qytetarit, tashmë gjatë kohë.
Sepse kjo asht gjenerata e humbun, që po e lyp veten dhe diemnsionet e lirisë për ët cilën kanë luftuar babalalrët e tyne!?
Ata duen me e rikthye lirine… Qoftë edhe me gurë…
Po vjen kosovari i solidaresise qytetare qe i jep dashuni e lojalitet (besnikeri) atdheut te vet: Kosoves; Qe e do kete atdhe dhe demostron kundra degjenerimit te pushtetit; qe hedh gure mbi policet për me ua perkujtu se ka ende te shtypun ne kete vend dhe se ata nuk duhet te përdoren politikisht dhe ta mbrojnë Qeverinë e keqe, që ka degradue në kleptokraci (hajdutëri)! Sepse po të kishte të drejtë kjo Qeveri, do të isha në anën e policisë (sepse ata janë ne!?)
Po vjen kosovari qytetar (s’ka randësi ma as përkatësia e tij etnike, ideologjike e fetare p[or dashunia e tij për këtë vend…
Po vjen kosovari qe s’e duron ma askend sipri (lere më njat djalin e fashistizuem deri n’asht , Jablan jo që është serb por që është politikanë pa etikë qytetare dhe me ngjyrime raciste …);
Po vjen kosovari qe demostron forcë dhe agresivitet sot – për kauzen e tij – e nesër po keta te rinj e te reja (po ky kosovar i sotëm) që po i thonë i dhunshëm, po ky pra do te shkojë në kufi për ta mbrojtë atdheun e vet Kosovën, nëse do të çmendej dikush ta cenojë…
Prandaj Z. Kryeminister, qe te dyja kërkesat jane politike dhe konkrete – pra janë të realizueshme nga politika, për të dal nga kriza e besimit institucional.
Pra bëje që sot!
Nënshkruaje shkarkimin e Jabvlanoviq dhe thirri eksperët që ligjin për Trepçën si asset nacional të kosoavrëve ta sjellin me urgjencë në Kuvend për miratim…
Z.Kryeministër, këtë të mirë mund t’ia bësh atdheut tënd, nëse sado pak e do.
Të huajt (kushdoqofshin) nuk mund të kenë dashuri e lojalitet për atdheun e kosovarëve më shumë se qikat e djemtë e Kosovës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here