Zoran Zaev: Shqiptarët e dënuar për rastin “Monstra” janë të pafajshëm!

0

Shqiptarët e dënuar për rastin “Monstra” janë të pafajshëm. Kështu pohon kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë  për gazetën gjermane “Die Zeit”.

Zaev pohon se ata me pa të drejtë qëndrojnë në burg, por ai ka frikë se zbardhja e  bombës politike për të vërtetat lidhur me këtë rast, do mund të shkaktonte trazira te shqiptarët e Maqedonisë.

“Mund të ketë edhe viktima. Andaj jemi duke zhvilluar bisedime intensive me bashkësinë shqiptare që të gjejmë mënyrë t’i shmangim reagimet e këtilla. Doemos duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj të vërtetës”, pohon kryetari i LSDM-së, Zaev. Zaevi nuk pret nga  Kryeministri Nikolla Gruevski që ai të ofrojë dorëheqje dhe thotë se një qeveri kalimtare do ia mundësonte atij të tërhiqej me dinjitet.

“Nuk besoj se ai do ofrojë dorëheqje. Kjo do të kishte domethënien e pranimit të fajësisë. Besoj se nëpërmjet bisedimeve do mund të arrijmë deri te një qeveri kalimtare. Pastaj edhe për të do krijohet mundësia për një tërheqje të tij dinjitoze”, pohon Zaev në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Die Zeit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here