Zoran Gjingjiqi dhe Azem Vllasi në mesin e atyre që ishin të shqetësuar me Millosheviqin

0

Forcimi i Sllobodan Millosheviqit kishte bërë që intelektualët në Jugosllavi të shqetësoheshin dhe të mblidheshin e të diskutonin si të veprojnë. Historiani Arben Llalla i sjellë disa fotografi ku shihen edhe ish-kryeministri i vrarë i Serbisë, Zoran Gjingjiq, dhe ish-drejtuesi komunist në Kosovë, Azem Vllasi, në një takim në Maribor të Sllovenisë më 1990.

“Takimet miqësore të intelektualëve shqiptar, slloven, kroat dhe serb në Maribor të Sllovenisë më 27, shtator, 1990. Në tryezë shihen Azem Vllasi me gruan Nadiren, Zoran Xhinxhiç, politikani slloven, Vinko Hafner afër gruas së Azen Vllasit dhe shumë politikanë, gjykatës, avokat. Bisedat janë rreth së ardhmes së Jugosllavisë pasi Millosheviçi ishte forcuar shumë. Në këtë takim është edhe Mahir Tetovari i cili na ofroj këto foto historike. Diskutimet janë rreth së ardhmes së Jugosllavisë për ndarrjen në mënyrë demokratike apo vazhdimin për demokratizimin e më tejshëm të saj”, ka shkruar ai.

arbeni2

arbeni1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here