Zjarri shkrumbon vilën 2.4 milionë dollarëshe të Beyonce

0

Flakët e zjarrit kanë përfshirë rezidencën 2.4 milionë dollarë në New Orleans të Beyonce. Sipas raportimeve të mediave të huaja, zjarri është nën hetim si një “zjarrëvënie e thjeshtë”.

Zjarri filloi në orën 18:15 dhe u shua plotësisht në 20:30, pasi 22 zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes. Kështu ka raportuar një zëdhënës i departament për “The Post”. “Nëse ata nuk do të kishin shkuar menjëherë, mund të kishte qenë shumë më keq. Është një shtëpi historike “, u shpreh zëdhënësi, i cili shtoi se nuk ka pasur njerëz të lënduar dhe asnjë evakuim.

Gjithashtu bëhet e ditur se departamenti ka marrë një raport për një person të dyshimtë në zonë, gjatë kohës që ka rënë zjarri në shtëpinë që thuhet se është e çiftit të famshmë, Beyonce dhe Jay-Z.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here