Zjarri në një banesë u merr jetën 7 fëmijëve në SHBA

0

Si pasojë e një zjarri në një shtëpi në Nju Jork të SHBA-së humbin jetën 7 fëmijë të moshave nga 5 deri në 15 vjeç. Njoftohet se në Brooklyn të Nju Jorkut, në rajonin ku banojnë kryesisht hebrenjtë në Midwood, si pasojë e një zjarri në një shtëpi humbin jetën si pasojë e plagëve të marra nga djegiet 7 fëmijë, raporton AA.
Daniel Nigro, nga zjarrëfikësja e Nju Jorkut, ka komentuar në lidhje me zjarrin “se kjo është tragjedia më e madhe e shkaktuar nga zjarri në 7 vitet e fundit në Nju Jork”.
Nigro ka thënë gjithashtu se shkaktari i zjarrit ka qenë një pajisje elektro-shtëpiake që përdoret për të ngrohur ushqimin.
Ndërsa policia ka njoftuar se fëmijët të cilët kanë humbur jetën dyshohet se janë kushërinj. /Index.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here