Zjarr i madh afër Kompanisë “Mani” në Malishevë, digjen një veturë dhe një traktor

0

Sot rreth orës 14:00 në periferi të qytezës së Malishevës ka shpërthyer një zjarr. Zjarri ka shpërthyer në afërsi të Kompanisë “Mani”, marketi dhe restauranti i të cilave ishin në rrezik permanent të përfshirjes nga zjarri. Sipas njoftimeve nga vendi i ngjarjes me këtë rast ështël djkegur një veturë dhe një traktor. Shuarjen e zjarrit e ka bërë ekipi i zjarrëfiksëve nga Malisheva. Në mospërhapjen e zjarrit fillimisht kanë ndikuar edhe pronarët e kompanisë. Shkaktari i zjarrit nuk dihet. Punonjës të kompanisë thonë se ata vetëm kanë parë zjarrë në afërsi të objekteve, por jo dikë apo diqka që e ka shkaktuar zjarrin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here