Zjarr engimatik në Pejë, digjet shtëpia, nga flakët vdes Nexhat Belegu, 57 vjeq

0

Sot në orët e mëngjesit në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Pejë, në shtëpinë e M.O.(1961) ka shpërthyer një zjarr. Njësitet patrulluese policore në momentin e arritjes në vendin e ngjarjes kishin takuar zjarrfikësit të cilët e kishin lokalizuar zjarrin, por si pasojë e këtij zjarri shtëpia një katëshe ishte djegur tërësisht ndërkaq brenda saj është djegur edhe Nexhat Belegu (1958) nga Peja. Sipas informatave fillestare të Policisë së Kosovës viktima dhe dëshmitari kanë qenë duke jetuar së bashku. Në vendin e ngjarjes është takuar dëshmitari i cili kur ka filluar zjarri kishte arritur që të ikte jashtë, mirëpo i njëjti ishte në gjendje të dehur dhe nuk dinte asgjë se çka ka ndodhur. Dëshmitari është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për t’i dhënë ndihmën e parë i cili ishte i lënduar sipërfaqësisht. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi nga ana e ekipit të mjekësisë ligjore. Hetuesit policorë nga Peja, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, janë duke hetuar rrethanat e mundshme për të zbardhur se si ka ardhur deri te ky rast, i cili ka rezultuar me pasoja fatale, humbjen e jetës së qytetarit Belegu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here