Zidane me pagë më të vogël se shumica e lojtarëve të Realit

0

Zinedine Zidane do të ketë gjysmën e pagës së Rafa Benitezit pas emërimit në krye të Real Madridit.

Zinedine Zidane tashmë ka nisur punën te Real Madridi, pas shkarkimit të Rafa Benitezit nga posti i trajnerit.

Sipas portalit, fichajes.net, përcjellë nga gazeta Express, legjenda franceze do të paguhet nga Los Blancos 2.5 milion euro në sezon. Kurse, Benitez kishte dyfishin e kësaj page – 5 milion euro në sezon.

Zidane ka pagën më të vogël sesa shumica e lojtarëve të Realit. Vetëm Cheryshev Jesse, Lucas Vazquez dhe Kiko Casilla e kanë pagën më të vogël sesa Zidane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here