Zidane i del në mbrojtje Ronaldos

0

Zinedine Zidane i ka dal në mbrojtje Cristiano Ronaldos. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është duke u kritikuar për formën e tij për dallim nga vitet e kaluara, teksa fajtorë kryesor për këtë analistët e shohin fizikun e tepër të portugezit.

Mirëpo në mbrojtje i ka dal trajneri Zinedine Zidane. Ai ka thënë se Ronaldo nuk ka ndryshuar asgjë dhe se vazhdon të jetë ai që ka qenë.

“Ai nuk ka humbur asgjë. Çdo javë stërvitet më shumë e më shumë. Ai po punon shumë mirë, sikur gjithë të tjerët. Ai e di se duhet të punojë edhe më shumë, dhe është i lumtur me punën që po e bën”, ka thënë Zidane para ndeshjes me Espanyolin. /Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here