Zhiti: O Zot mëshiroje Presidentin, nuk di se çfarë bën

0

Politika shqiptare është përfshirë nga polemikat për kandidatin e propozuar për ambasador në Vatikan, Visar Zhiti. Pas përplasjes mes kryeministrit Rama, MPJ-së dhe presidentit Nishani, ketë radhë është vetë shkrimtari i njohur që ka reaguar, i cili ironizon me kreun e shtetit që nuk e dekreton si ambasador.

“O Zot mëshiroje Presidentin se nuk di se çfarë bën”, – është mesazhi i Zhitit për Nishanin. Pas një takimi për më shumë se një orë me kërkesë të presidentit, Zhiti, gjatë daljes nga presidenca tha se nuk i ka kërkuar asgjë presidentit.

“Nuk i kërkova Presidentit të ndryshojë qëndrim. Ai kërkoi një takim për të m’i komunikuar me gojë ato që kishte thënë në medie. Për mua nuk pati asnjë surprizë, pasi këtë qëndrim e dija”, tha Zhiti.

Duke iu referuar deklaratave të Nishanit dhe arsyeve që ai ka nxjerrë për të mos dekretuar si ambasador në Vatikan, Zhiti iu përgjigj me vitet e burgut. “Kur isha në burg, kam ndenjur edhe me priftërinj të burgosur, kemi bërë edhe mesha në mënyrë të fshehtë. Unë i shërbeva Shqipërisë edhe atëherë kur ajo nuk donte”, – deklaroi Zhiti, duke lënë të kuptojë se është kundër qëndrimit zyrtar të Nishanit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here