Zhbogar thotë se dhuna e dëmton kauzën e vet protestuesëve

0

PRISHTINË, 26 JANAR – Samuel Zhbogar, shefi i Zyrës sё Bashkimit Evropian në Kosovë, në një deklaratë për media ka thënë sot se aktet e dhunës në protesta shkojnë kundër vet kauzës së protestuesëve. “Ata qё kryejnё akte tё dhunёs dhe shkatёrrojnё prona jo vetёm qё kryejnё shkelje, por gjithashtu janё abuzues tё kёsaj tё drejte nё dёm tё kauzёs sё tyre dhe tё demokracisё nё Kosovё”, ka theksuar Zhbogar duke i dënuar aktet e dëmtimit të pronës publike e private, gjatë protestës së 24 janarit në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here