Zgjidhet qeveria e re e Maqedonisë, betohen ministrat

0

Parlamenti i Maqedonisë, ka zgjedhur qeverinë e re teknike me në krye me Emil Dimitrievin, pasi dje pasdite parlamenti e konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Qeveria e Dimitrievit është në të njëjtën përbërje. Është e paqartë statusi i dy ministrave nga LSDM-ja, Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski të cilët nuk ishin prezent në sallë, dhe nuk u betuan, njofton TetovaSot.

Këta janë ministrat: Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, Ministri i Jashtëm Nikolla Popovski, ministri i Financave Zoran Stavreski, Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujërave Mihail Cvetkov, i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, Ministër i Pushtetit Lokal Lirim Shabani, për Kulturë Elizabeta Kançevska Milevska, për Shoqëri Informatike dhe Administratë Marta Arsovska Tomovska, për Transport dhe Komunikacion Vllado Misajlovski, dhe ministri i Mjedisit Nurhan Izairi.

Ministrat pa portofol janë propozuar Vlladimir Peshevski, Fatmir Besimi, Musa Xhaferi, Furkan Çako, Nexhdet Mustafa, Vele Samak, Bil Pavleski, Xheri Naumov dhe Goran Mickovski.

Të gjithë ministrat së bashku me kryeministrin e ri e dhanë betimin e tyre. /TetovaSot

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here