Zgjedhjet në Shqipëri model – Por a ka arsye për të festuar?

0

MIMOZA CIKA KELMENDI

Zgjedhjet komunale të 21 qershorit në Shqipëri ishin dëshmi e një pjekurie civile të qytetarit. Ekseset deri në sulme të dhunshme, madje edhe deri në humbje jete nga përplasjet nëpër qendrat elektorale mes militantëve apo anëtarëve të komisioneve i takojnë së kaluarës. Votimi i së dielës tregoi se shqiptarët janë bërë të vetëdijshëm se qetësia dhe maturia i përkasin qytetërimit bashkëkohor dhe europian. Fundja kjo është a-ja e një vendi që pretendon ti bashkangjitjet familjes së madhe europiane. Pjesëmarrja në votime tregoi po ashtu përgjegjësinë e qytetarit për votën. Kjo votë mbart me vete të ardhmen e përditshme të qytetarit. Sepse, nëse pyet një qytetar se ç’mendon për “shtetin”, përgjigjja është përçmuese. Nëse e pyet për qytetin apo fshatin e tij, mëson se ndihet i lidhur me të, jeton me qejf aty dhe e konsideron “hata fare” kryetarin e bashkisë apo të komunës, të cilin e ka zgjedhur vetë, e madje do të ishte i gatshëm të bënte vullnetarisht diçka për kopshtin e ri të fëmijëve në pjesën e qytetit ku jeton, apo per shkollën ose parkun e gjelberuar, për ndërtimin e një rruge apo të një teatri të ri…etjer ..etjer.. Edhe rezultatet aktuale për shumë bashki të mëdha ishin të pritshme (megjithese ende jozyrtare). Nuk pati as një përmbysje të madhe dhe as një fitore spektakolare përveç se në Tiranë, ku Erion Veliaj fitoi bindshëm me një diferencë të madhe votash ndaj rivalit të tij demokrat Halim Kosova dhe përmbysja e disa bastioneve. Këto zgjedhje vërtetuan edhe faktin se Edi Rama dhe Ilir Meta arriten bashkë që me një strategji shumë efikase të sigurojnë një perspektivë për të ardhmen e tyre sa më të gjatë. Tashmë kontrolli i pushtetit lokal apo qeverisja komunale është pothuajse ngjyrë kuqevjollcë, në gati 70 – 80% të territorit të Shqipërisë. Por ky fakt nuk të bën shumë që të ndodhesh në një atmosfera festive. Një mazhorancë e tillë kaq e fortë tregon se gjithçka tashmë e bën të pamundur një kontroll të efektshëm të kësaj qeverie. Opozita duket gati e shtypur nga një koalicion i tillë. Për demokracinë kjo është negative. Sepse ajo jeton nga ballafaqimi dhe nga ndeshja e ideve dhe projekteve të ndryshme politike. Për demokracinë dhe për vendin tonë kjo nuk është aspak pozitive.Ndaj këto zgjedhje ishin edhe një shuplakë e fortë për ata që e sollën një situatë të tillë. Ata që përfaqësojnë opozitën sot në Shqipëri na zhgënjyen shumë, por të paktën në shenjë respekti për qytetarët, të paktën kryetari i PD duhet të japë dorëheqjen. Nga pësimi i humbjes në 2013, ai nuk paska nxjerrë mësim. Dhe 2017 po afron.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here