Zgjedhjet e jashtëzakonëshme në Graçanicë

0

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” është duke monitoruar procesin zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Graçanicës.

Për monitorimin e këtij procesi, KDI thotë se ka të angazhuar në terren rreth 30 vëzhgues si dhe disa ekipe mobile.

Në një njoftim për media të KDI-së, thuhet që ky koalicion të mos ketë vërejtur parregullsi në votime.

“Vëzhguesit e DNV-së nga terreni, na informojnë se të gjitha 10 qendrat e votimit me 27 vendvotime janë hapur me kohë dhe materiali zgjedhor është në dispozicion. Deri në orën 10:00 nuk është vërejtur ndonjë parregullsi e theksuar, përveç daljes shumë të ulët në zgjedhje. Në disa raste vërehen paqartësi të votuesve lidhur me llojin e dokumenteve me të cilat lejohet të votohet”, thuhet në njoftim.

Demokracia në Veprim i bënë të thirrje të gjithë votuesve që të dalin në zgjedhje për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike dhe kushtetuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here