Zezakët e Baltimores-mburoja të gjalla, në mbrojtje të policisë

0

Protestuesit e dhunshëm e zhytën në kaos një pjesë të qytetit Baltimore të hënën, duke djegur një farmaci, duke u vënë zjarrin makinave të policisë dhe duke hedhur tulla në drejtim të policëve. Trazirat filluan vetëm pak orë pas funeralit të afrikano-amerikanit 25-vjeçar Freddie Gray, i cili vdiq nga një dëmtim ende i pashpjegueshëm i shtyllës kurrizore, gjatë kohës që ndodhej nën arrest policor në fillim të këtij muaji.
Rasti i Freddie Gray-t është incidenti më i fundit që ka ngritur pikëpyetje dhe ka shkaktuar protesta lidhur me marrëdhëniet mes policisë dhe pakicave në Amerikë.
Banorët e Baltimorës dolën në rrugë përsëri të martën ndonëse ishte e ndaluar nga policia. Megjithëse përgjithësisht paqësore, përplasje mes grupeve të vogla të protestuesve dhe policisë u shfaqën pasi ra nata, duke çuar në të paktën 10 arrestime. Autoritetet kanë vendosur ndalim-qarkullimin gjatë natës.
Një grup i vogël protestuesish nuk iu bindën ndalim-qarkullimit pas orës 10 të mbrëmjes, dhe qëlluan policinë me shishe dhe sende të tjera.
Por në të njëjtën lagje ku grabitësit të hënën në mbrëmje i vunë zjarrin një farmacie, ishte të martën skenë e demonstratave paqësore.
Organizatorët dhe banorët thanë se kërkojnë të tregojnë një anë tjetër të Baltimorës, ndryshe nga ajo e shkatërrimeve që ndodhën një ditë më parë.
Qytetarë me ngjyrë të Baltimores dolën edhe si mburojë e gjallë para policëve.
“Kjo është lagja jonë. Është shtëpia jonë. Ne mbrojmë, nuk shkatërrojmë. Ne jemi këtu të ndërtojmë e të rritemi. Kemi për t’u dhënë shëmbullin tonë më të vegjëlve. Si mund të veprojmë ndryshe? Çfarë lloj historie do t’u lemë brezave të ardhshëm, në se lejojmë një gjë të tillë?” ka thënë një banor.
“Hera e fundit që kam ndjerë këtë erë ishte në vitin 1968. Isha fëmijë. Dhe vjen e njëjta erë, erë e dhimbjes dhe e vuajtjes. Ajo ta copton zemrën. Të shohësh këtë ndërtesë, apo mbarë qytetin, sheh dhimbje; sheh vuajtje; sheh thirrje për ndihmë”, ka theksuar një tjetër.
Grumbullimet pritet të vazhdojnë ndërsa banorët presin publikimin nga policia e Baltimorës të premten të informacioneve më të hollësishme rreth vdekjes së Freddie Gray-t.
Ndalim qarkullimi do të vazhdojë deri javën e ardhshme.
Presidenti Barack Obama ka bërë thirrje që personat përgjegjës për dhunën në qytetin e Baltimorës “të trajtohen si shkelës së ligjit”.

baltimore-708x350

zezaty2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here