Zëvendëskryeministrja serbe, homologut rus: Ju shikoni punët tuaja, ne tonat

0

Një reagim i paparë deri më tani nga Qeveria e Serbisë, është bërë ndaj Moskës zyrtare.

Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq, i është përgjigjur jo këndshëm deklaratës së homologut të saj rus, zëvendëskryeministrit Dmitry Rogozin, i cili kishte thënë se Serbisë do t’i kushtojë rruga e eurointegrimit.

Rogozin në një deklaratë të tij, kishte thënë se nëse vazhdon me pranimin e migrantëve, do të mund t’i ndodhë “Koln 2”, ku do të ketë mundësi që ata t’i dhunojnë femrat serbe.

Por, lidhur me këtë, Mihajloviq ka thënë për mediat serbe se Rogozin duhet t’i shikojë çështjet e shtetit të tij dhe Serbia të vetat.

“A do të mund t’i ndodhë Serbisë i njëjti skenar në të cilin prognozon Rogozin? Mendoj që ai duhet të jep llogari për shtetin e tij dhe në për të vendin tonë”, ka thënë Mihajloviq për deklaratën e Rogozin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here