Zëri i kukuvjakës në Tiranë

0

BEHAR GJOKA

E kemi fjalën për kakarisjet e radhës të Kapllan Buroviq (Resulit), që as më pak e as më shumë, të kujtojnë klithmat e kukuvajkave, diku në mesnatë, kur nuhasin mbarimin e ëndrrës serbomadhe, e prandaj lëshohen zemrueshëm. Më tepër se toni pa asnjë vlerë i kukullimës së tij, të bën përshtypje jehona që i bëhet marrëzive të tij në shtypin e shkruar në Tiranë, paraqitur me fanfara sikur ky pinjoll i ëndrrave në diell të serbëve, kishte zbuluar mrekullinë e tetë. Kushdo që e ka ndeshur qoftë edhe njëherë në bisedë ose, ka lexuar shkarrashkrimet e tij, nuk e merr seriozisht, e le të jetë i lirë në “marritë” e veta. Njeriu, pra edhe Resuli, ka me vete gjithë të drejtën e vetë, të jetë si të dojë, të merret me çfarë të dojë, të fluturojë me dhe pa presh. Punët e tij, dje dhe sot, në mënyrën se si e ka trajtuar kulturën dhe letërsinë shqipe, ku janë të shkruara, e zeza mbi të bardhë, kundërtitë logjike, fluturimet pindarike përmbi të, mbi atë se kush është ai, dhe cilat janë idetë e hallakatura për historinë, letërsinë dhe figurat e saj. Prandaj, prej shumë kohësh, nga mjediset serioze nuk merret fare në konsideratë, pra nuk trajtohet seriozisht. Dalja e fluturimeve pindarike të radhës, e marrëzive në shërbesë të shovinizmit serbo-sllavë, në shtypin shqiptar, në pjesën dërrmuese të medias së shkruar, meriton vëmendje dhe qasje serioze, vetëm e vetëm për të kuptuar grackën ku bie njeriu, pra ku si padashje, bie edhe media. Tezat mjerane, pa asnjë grimë thelbi shkencor, aq më pak albanologjik, të tilla si, origjina e shqiptarëve nuk ka lidhje me ilirët, është një këngë kukuvjakash që serbo-sllavët dhe fqinjët tanë, nga të gjitha vijat e horizontit, e këndojnë prej një shekulli, solo dhe në korr të përbashkuar. Pra, pohimi i Resuloviqit (duket më bukur se Buroviq), vetëm sa i jep zë dhe ngjyresa dëshpëruese këngëtimit të hershëm të kukuvajkave, të serbëve, që në filozofinë e tyre, kombëtare dhe shtetërore, inidividuael dhe komunitare, pohojnë “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”. Me po atë lehtësi, tashmë nga strofulla e shërbëtorit të etheve dhe ëndrrave në diell të serbëve, lëshon marrëzinë se Kosova do të kthehet në Serbi. I ka mbetur ora, në kohën e Baba Qemos, është në folenë e vetë, ku ndjehet mirë, ku shërben me zell, e prandaj është vetëzbulimi më i mirë, që për një njeriun normal nuk merren seriozisht, sepse janë veçse zgjatim i planeve asgjesuese të shqiptareve, të Karagjerogjeviçëve, Çubrilloviqëve, dhe të gjithë serbëve, që ende vijojnë të bëjnë jetën e akrepit, që në fund kafshon veten, pasi nuk kanë asgjë në dorë për fatin e shqiptarëve, kroatëve, sllevenëve. Serbomëdhenjtë dhe shërbëtorët e tyre, të tipit Kapllani, të bindur se e kanë humbur davanë me shqiptarët, e sidomos me Kosovën, qysh me ndërhyjen e truipave të Nato-s në mars 1999, janë vënë në kërkim të hienave që këndojnë këngën e perënduara të kukuvjakave, të bindur edhe ata vetë se marrëzia e ëndrrave shfarosëse të shqiptarëve ka marrë fund. Në thelbin e tyre, këto hipomarrëzi të Resulit, pra që shqiptarët nuk kanë lidhje me origjinën ilire, apo që Kosova do të kthehet në Serbi, nuk e kuptojnë shqiptarët, kroatët dhe gjithë njerëzit që kanë logjikë të ftohët, se çfarë lidhje kanë me albanologjinë. Sa albanolog e bëjnë këto pohime, të mbrapshta dhe antishqiptare, që nuk sjellin asnjë argmunt tjetër, vetëmse këndojnë hasantë e Serbisë, pra lehtësisht bindesh se janë vepër e pastër e serbofilisë. E kur serbofilia shitet për alabanologji, në shtypin shqiptar, në mes të Tiranë, kjo është faturë për këdo, e sidomos për godtijen e identitetit kombëtar. Kuptohet se kur marrëzitë shiten për albanologji, nuk meriton vëmendje, por tezga ku shiten, pra shtypi shqiptar i shkruar, të shqetëson jo pak. Kapllan Resuli (Buroviq), autori i romanit “Tradhtia” një vepër antikombëtare, dhe pa vlera letrare, e ka lënë të shkruar dhe vulosur se kush është, në një tekst të hershëm. Në mënyrë të çuditshme quhet albanolog, një sharlatan që vetëm ka hedhur baltë mbi Budin, Bogdanin, Çabejn etj. , i bëhet jehonë e paimagjinueshme sharlatanizmit të një të bleri dhe të shkalluari se Kosova do t’i kthehet Serbisë… Ai është ai që ka qenë e do të jetë, po media si do e lajë fytyrën nga turpërimi që i bëri vetes duke shpalluar albanolog një figurë të tredhur, që ka për art dhe filozofi mbijetese spiunimin dhe ndërrimin e zotave, si shërbëtor i pakundzshoq…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here