Zenelit i vdiq gjyshi para lojës, familjarët s’i treguan, ai u bë hero i ndeshjes

0

Dje rreth orës 15:00 ka ndërruar jetë gjyshi i futbollistit të Përfaqësueses Arber Zeneli, nga Selaci i Mitrovicës.

Metro ka komunikuar me të afërmit e Zenelit të cilët e kanë konfirmuar këtë lajm.

Arbëri megjithatë nuk e ka ditur në lojë, pasi familjarët kanë vendosur të mos e njoftojnë.

Ai luajti për ekipin e Kosovës dhe ka arritur të shënojë tregolësh, duke u bërë lojtar i ndeshjes.

Varrimi i të ndjerit Zeki Zeneli bëhet në ora 12:00 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here