Tri ditë pasi mbërriti në Francë dhe kompletoi transferimin në Stade de Reims, Arbër Zeneli u stërvit të martën për herë të parë me bashkëlojtarët e tij të rinj.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Arbër Zeneli, e ka mbajtur sot seancën e parë stërvitore me klubin e tij të ri, Stade de Reims, pasi të shtunën e finalizoi kalimin nga Heerenveeni për 5.40 milionë funte, shkruan Gazeta Express.

Arbër Zeneli gjatë stërvitjes së tij të parë me Reims të martën

23-vjeçari – që shkëlqeu me me 3 gola dhe 11 asiste në 17 ndeshje në pjesën e parë të këtij sezoni dhe të fundit për të në Eredivise – tha para se të ushtronte për herë të parë në fanellën kuqebardh se mezi pret ta japë më të mirën për klubin e ri.

Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018 është i ngazëllyer që do të luajë me futbollistë të gjeneratës së tij në klubin e Ligë 1.

“Ky është një ekip i ri dhe ambicioz. Ata janë lojtarë të gjeneratës sime dhe unë e jam mendësinë e njëjtë si ata. Do ta jap më të mirën për ekipin”, tha Zeneli për uebsajtin e klubit para se të zbriste në fushë për t’u stërvitur.  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here