Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Pas këtij takimi, Zemaj tha se kanë bashkëbiseduar dhe kanë shkëmbyer informacione lidhur me situatën e krijuar së fundi nga pandemia COVID-19.

Ministri Zemaj tha se akoma jemi në zonën e gjelbër dhe se nuk dëshirojmë të kthehemi as në zonën e portokall e mos dhashtë Zoti as në të kuqen, sa i përket rrezikut nga koronavirusi.

“Jemi një ndër pesë vendet për situatën më të mirë epidemiologjike në Kosovë.Kërkohet nga të gjithë ne, përkushtim që të mbajmë jetën publike e ekonomike gjallë, jetën organizative e gjithçka tjetër që e kemi të nevojshme, por të intervenojmë aty ku është nevoja. Kërkojmë mbikëqyrje e përgjegjësi nga të gjithë dhe do të ketë sanksione për ata që s’i respektojnë masat dhe do të intervenojmë aty ku është nevoja, që të shtojmë mbikëqyrjen, do të ketë sanksione për ata që nuk i zbatojnë masat dhe eventualisht mbajmë situatën nën-kontroll. Do të vazhdojmë mënyrën e bashkëpunimit, në ditët në vijim do të kemi bashkëbisedime edhe me të gjithë kryetarët e tjerë të komunave”, tha Zemaj, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se viti i ri shkollor po zhvillohet dhe se viti i ri akademik pritet që shpejt të nis, e se e gjitha çfarë po kërkohet është respektimi i masave.

Sipas Zemajt, rritja e numrit të rasteve me COVID-19 gjatë këtyre ditëve është nga mos-disiplina e individëve.

“Krejt çka po kërkohet është respektim i masave, rritja e numrit këtyre ditëve është nga mos-disiplina e individëve. Grumbullimi i panevojshëm nuk i konvenon askujt, pavarësisht se çfarë pozite ka ai. Mos i vrisni gjyshërit e familjarët e juaj. Rritja e numrit të këtyre ditëve është nga mos-disiplina individuale. Kjo situatë nuk i konvenon askujt. Dje kemi pas një vdekje të vitit 1933, besoni ai rast nuk ka dal prej shtëpisë. Dikush ia ka çu virusin atij në shtëpi. Besoni se duhet ta keni parasysh, se duhet të jemi të kujdesshëm e të vëmendshëm dhe të ecim në këtë dinamikë. Duhet të ketë disilpinë, nëse nuk ka atëherë do të ketë edhe kufizime, nëse është e nevojshme.”, tha Zemaj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here