Zemaj e pranon se gjuajti me gotë, Haxhiu i reagon ashpër

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e pranon se gjuajti me gotë në Kuvend. Ai

ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se, i vjen keq që gota që ka gjuajtur është thyer dhe nuk ka arritur cakun, duke mos lënë të kuptohet se cili ishte ai.

Zemaj ka përdorur një term popullor për ta përshkruar aktin e tij.

“Kush të nga ngucë, do ta ngucim edhe ne”, ka deklaruar Zemaj.

Ai tha se kjo është bërë si kundërpërgjigje dhe ka thënë që nuk ndjehet mirë që njerëzit u shqetësuan, duke deklaruar se akti ishte demokratik.

“Ne Kuvendin e Kosovës janë të njëjtë gota ndoshta është dashur të nderohen dhe ajo u thye. Është interesant kjo puna e gotës, më vjen keq që është thyer kjo gotë”.

“Gota nuk është gjuajtur me qëllim të lëndoj dikë”, tha Zemaj.

 

Ndërkaq deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka quajtur tinëzar deputetin e LDK-së, Armend Zemaj.

Reagimi i Haxhiut vjen pas videos që po qarkullon në medie, teksa shihet Zemaj duke gjuajtur me gotë qelqi opozitën në Kuvend, transmeton Indeksonline.

Madje, depoutetja Haxhiu thotë se duhet ndjekur edhe penalisht deputeti Zemaj.

Ky është postimi i plotë i Albulena Haxhiut në Facebook

Tinëzari Zemaj thoshte se opozita po shpifë për gjuajtjen me gotë qelqi! Kjo video e dëshmon se paska qenë pikërisht ky që fshihej si struci!
Për shkak të rrezikut të jetëve nga gjuajta me gotë qelqi, i njëjti duhet të përgjigjet edhe penalisht!
Kjo është dhuna e vërtetë! Gjuajta e vezëve ishte thjesht simbolike.
Faleminderit medieve për transparencen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here