Zemaj, Begajt: Rudi nuk ka nevojë për rehabilitim, ka mendja e atyre që pushtetin e shohin si pronë të tyre

0

 

Deputeti Armend Zemaj i është kundërpërgjigjur në orët e natës edhe një herë kryetarit të Malishevës Ragip Begaj.

“Asnjë veprim nuk ju justifikon nga ajo që ju keni deklaruar për aftësin fizike të Fetahit, as paraqitja juaj me humanizem e “dashuri” ndaj personalitetit të tij, as marrëveshja me LDK-n në nivel lokal nuk e arsyeton deklaraten tuaj andaj ju nuk keni nevoj të brengoseni për atë sa ju njoh dhe sa di për ju, ju në fund të fundit e keni obligim të përfaqësoni pa dallim qytetarët e komunes suaj, bile edhe të kërkoni që ata që bënë atentat në Fetahun të dalin para drejtësisë.”, i është drejtuar nga Facebook-u, Zemaj, Begajt.
“Edhe për fund po ta them, Fetah Rudi nuk ka nevoj për ‘rehabilitim’ nese ti dhe stafi juaj e kuptoni atë fjalë, sepse ai është një veprimtar i madh për Lirin dhe Pavarsinë e këtij vendi, është një politikan që gjithmonë ka marrë voten e qytetarëve të Malishevës dhe i cili gëzon respekt të madhë anë e mbanë Kosovës”, ka shtuar ai.

“Ajo çka ka nevoj për rehabilitim është mendja e gjithë atyre që pushtetin e shohin si pronë të tyre”, e ka përmbyllur “bashkëbisedimin” me kryetarin Begaj, deputeti Zemaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here