Zeka, Hazirit: Nëse Amerika dhe Brukseli po e dojkan Thaçin për negociator, kush qenkan Isa Mustafa e Albin Kurti me e mohu atë

0

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka pyetur nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri se a është edhe ai printer i Thaçit. Kjo, pasi Haziri në një deklaratë ka thënë se Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të jenë “vetëm printues letrash të Thaçit”.

Zeka ka zgjedhur t’i replikojë Hazirit përmes Facebook’ut, duke shkruar se deklarata kontroverse e nënkryetarit të LDK’së është nga përvoja e gjatë e krerëve të kësaj partie, të cilët sipas Zekës që nga vdekja e Rugovës kanë qenë printeri i Thaçit.

“E Lutfi Haziri a është printer i Thaçit?!Deklarata kontroverse të nënkryetarit te LDK-se Luta, ne RTK, ka deklaruar se “Fatmir Lima dhe Shpend Ahmeti do jenë vetëm printues letrash te Hashim Thaçit”! Kjo deklarate është nga pervoja e gjatë e Lutës dhe e krerëve të LDK[-së, të cilët, qe prej vdekjes së Rugovës e deri me sot, gjithmonë kanë qenë printeri i presidentit Thaçi”, ka shkruar Zeka.

Ai tutje ka shkruar se Haziri bashkë me LDK’në e kanë mbajtur të fortë PDK’në dhe e kanë bërë president Thaçin.

“…Mirëpo Lutfi Hazirit i ka ‘shpëtuar’ një deklarate e vërtetë, edhe pse besoj qe e ka thënë shumë qëllimisht, për t’i dërguar një mesazh të fortë kryetarit të LDK se dhe kundërshtarëve të dialogut. Luta tha se: “Amerika dhe Brukseli e kanë thënë qartë se Thaçin e njohin për negociator”!!! E nëse Amerika dhe Brukseli po e dojkan Thaçin për negociator, pash Zotin Lutë, kush qenkan Isa Mustafa, Albin Kurti etj, me e mohu atë”, ka shkruar Zeka

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here