Zbulohet rrjeti, pleqtë fierakë linin pensionin me prostituta

0

Policia e Fierit ka zbuluar një bazë prostitucioni dhe ka vënë në pranga 13 persona. Shtatë femra, të cilat ushtroni prostitucionin në një hotel, pasi bënin “pazarin” në një nga lokalet e qytetit, u arrestuan.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe Luan Zija, pronari i lokalit që shërbente si pikë lidhjeje mes prostitutave dhe klientëve.

Në pranga është vënë edhe Tahir S., 57 vjeç, i cili kishte paguar 50 mijë lekë të vjetra për një takim me njërën prej vajzave.

Mësohet se klientë të këtij rrjeti ishin kryesisht pensionistë. Lajmin e ka bërë të ditur “Panorama”, duke iu referuar burimeve policore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here