Zbulohet busti i dëshmorit Gani Elshani

0

Zbulohet nesër busti i dëshmorit Gani Elshani, me rastin e Ditës së shkollës që mban emrin e tij, në fshatin Kroikovë të komunës së Drenasit.

Ceremonia e kremtimit të Ditës së shkollës fillon në orën 10, me homazhe te Lapidari i Dëshmorëve, pas çka do t’i bëhet një vizitë familjes Elshani.
Zbulimi i bustit në oborrin e shkollës do të bëhet në orën 12, ndërsa në ceremoni, pos qytetarëve të këtyre anëve, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të larta nga skena politike-shoqërore.
Gani Elshani ka rënë në kufirin Kosovë-Shqipëri bashkë me dëshmorin Mujë Krasniqi, në dhjetor të vitit 1998.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here