Zbulohen sekrete të Titos:shitja e programit hapsinor amerikanëve

0

Josip Broz Tito ka qenë dhe mbetet enigma më e madhe e banorëve të ish-Jugosllavisë, në veçanti për botën.Së fundi zbulohet se Tito i shiti kryetarit të atëhershëm Kenedi projektin e hapësirës i cili ishte rruga e parë e amerikanëve për shkuarje nê Hënë.

Janë publikuar shumë fshehtësi, kurse njëra nga më të mëdhatë doli në dritë.

Në vitin 1961, Tito u ka shitur amerikanëve programin jugosllav të hapësirës, i cili u zhvillua në fshehtësi të plotë,  në objektin “505” – në aeroportin nëntokësor Zheljava në Bihaq.
Falë kësaj “dhurate” të madhe, amerikanët dërguan njeriun e parë në Hënë. Jugosllavia u bë menjëherë pas kësaj shteti më i zhvilluar komunist, kurse Josip broz Tito u bë një playboy i vërtetë dhe një nga liderët më të rëndësishëm të botës.Sekreti më i madh i luftës së ftohtë mes BRSS-së dhe SHBA-ve, me dekada mbeti i fshehur në njërën nga bazat më sekrete të asaj kohe- në aeroportin nëntokësor Zheljava në Bihaq, transmeton Tetova News sipas shtypit serb.

Kjo është vetëm një përmbledhje e filmit dokumentar “Hjuston, kemi një problem”, traileri i të cilit me shpejtësi të paparë u shpërnda në internet .Ky dokumentar është puna e regjisorit Zhige Vërca, i ekranizuar sipas idesë dhe skenarit të Boshtjana Vërca-s dhe që u prezantua për publikun në vitin 2013.

Komploti i filmit sillet rreth të dhënave sekrete të pionerit  të programit hapësinor jugosllav, Herman Pootoçnik, të cilin Tito e gjeti pas Luftës së Dytë Botërore. Falë punës së tij, Jugosllavia ishte shteti i tretë në botë që u fut në garën e hapësirës dhe që nga viti 1961 kishte program funksional me anë të të cilit mund të çonte njeri në gjithësi. Këtë e kuptuan amerikanët dhe në mars të vitit 1961, në fshehtësinë më të madhe, Tito i shiti këtë plan Presidentit të SHBA-ve, Xhon Kenedit, kurse menjëherë pas dy muajsh u paralajmërua  fluturimi në Hënë.

Menjëherë pas kësaj, me mbështetjen e SHBA-ve, në Jugosllavi nisi bumi ekonomik. Ky film zbuloi se si Tito, në fshehtësi të madhe e ndërtoi objektin “505”- Zheljava dhe se si u zhvillua programi hapësinor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here