Zbardhen përgjimet e kontrollorëve: “Godasim në prill, goditja është më e madhe politikisht”

0

Prokuroria ka në dorë prova të forta kundër organizatorëve të grevës që paralizoi për dy ditë transportin ajror në Shqipëri.

Pavarësisht se kontrollorët dhe avokati i tyre mundohen të justifikojnë si një stres kolektiv dhe jo grevë, provat janë shumë kokëforta. Prokurorët kanë zbardhur bisedat në whatsapp mes një pjese të kontrollorëve të cilët që në prill të vitit 2020 po organizoheshin për të reaguar ndaj humbjes së një pjesë të pagave të tyre.

Erjoni: Unë për vete nuk jam më e bë tani o nuk dua t’i prish punë. Për mua në fillim Prilli pas gjyqit. Trafiku (lëvizja e avionëve) është shtuar dhe zgjedhjet janë afruar.

Emiljano: Mesi i Prillit është perfekt. Se goditja është më e madhe politikisht.  Nuk kanë kohë të amortizojnë.

Në komunikime flitet për dorëzimin në grup të letrave të paaftësisë e më pas për takimin që do zhvillohej me Presidentin Meta.

Ja çfarë shkruajnë:

Mimi: Takimi ne presidencë është kot. Meta si kryetar shteti do me e shfrytëzuar kundër Ramës.

Erjoni: Meta do ofrojë mbështetje mediatike vetëm që t’i japim një kauzë më shumë. Mund të na interesojë nëqoftëse na premton që po morën pushtetin, të na kthejnë aty ku ishim.

Këto biseda janë zbardhur nga prokuroria në momentin që u sekuestruan telefonat.  Aty janë të zbardhura komunikimet ku diskutohej dhe planifikohej se çfarë do bënin nëse ndërprisnin punën, sepse qeveria do e kishte një plan rezervë./Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here