Zahir Pajaziti ishte Tmerri i një Jugosllavie

0

ERALD SELCA

Jemi në prag të 19 vjetorit te rënies heroike të Shefit të Shtabit Operativ të Ushtria Çlirimtare të Kosovës – UÇK-së, Kryeatentatorit të saj, Komandantit epik, ushtarakut të lindur, Zahir Pajaziti me shokët e pushkës dhe idealit, junikasin Edmond Hoxha student Drejtësie e pjesëtar i një familje me taban kombëtar dhe Hakif Zejnullahut, vendas i kolosit Zahir Pajaziti. Llapi e Gollaku i Shqipërise, i gjigantit ADEM DEMAÇI, çdo herë i dha kombit shumë, ky bastion shqiptarizme. Zahiri, me aq sa kam lexuar ishte një nga liderët e parë të Çetës së Llapit dhe një nga themeltarët real të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me Qerim Kelmendin, Ademin, Luanin, Lahiun etj. Zahirin, Qerimi invalidi i parë i luftës do ta quante arteria e saj. Ata ishin të pandashëm në aksione guerile dhe në logjistikë në vitet 90-ta. Qindra aksione i kreu Zahiri me shokë nga Besiana, ish- Podujeva deri në Prishtinë e në kufijt e mallkuar shqiptaro-shqiptar . Qindra policë e hafije të vrarë nga guerilasi ynë, heroi yne, trimi yne me shokë, kolosi i tre germava të arta të UÇK-së. Komandant Zahir Pajaziti ishte njeriu qe ua fuste frikën në palcë forcave armike dhe kolaboracionisteve të ndyrë, ishte modest një njeri që u stervitë nga oficerët e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë me shokët . Zahir Pajaziti nuk ndalej kurrë, ishte zemra e luftës para përgatitjes së saj nga niveli gueril në atë frontal, Zahiri ishte mjeshtër i përdorimit të armëve, ishte një gjeni i artit ushtarak, një vigan, një Qemal Stafë i kohërave moderne. Deri ne Beograd i kishte shkuar nami i tij, politika pacifiste proklamonte që ushtarët e policët serbë nuk vriten dot, ata thonin utopi është liria me armë, por doli se liria vjen me armë kundër Serbisë çetnike. Zahir Pajaziti meriton javën e tij, simpoziume shkencore, filma dokumentar artistik, meriton lapidarin në Besianë e bashke me të edhe emrat e dëshmorëve të tjerë të ZOLL të Bedit, Avni Selmanit, të Ilir Konushevcit e qindra mijëra dëshmorëve. Turp duhet të ketë Agim Veliu që nuk mori iniciativë për bustin e Zahirit e dëshmorëve të tjerë, edhe në Prishtinë Remi bëri mirë që e vendosi bustin dhe nuk pyeti askënd sa ishte shef i TMK – së në Prishtinë. Madhështia e Zahirit, Edmondit, Hakifit, Adrianit, Luanit, Adem Jasharit, Hamëz Jasharit Sali Çekut, Agim Ramadanit etj., pra e mbarë dëshmorëve nuk do humbas kurrë. Pushkët e Zahirit me shokë ishin pushkë Lajmëtare të Lirisë.

*Mendime është hapësirë për botimin e opinioneve, e cila nuk reflekton domosdoshmërisht qëndrimet e portalit Online.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here