Zafir Berisha: “Ty Halil Matoshi nuk të ka dhezë sahati”

0

Zafir Berisha, deputeti i NISMA-s në Kuvendin e Kosovës, i është përgjigjur reagimit të Halil Matoshit, duke i thënë se atij dhe analistëve të tjerë se nuk kanë mundur të krijojnë karrierë politike dhe tani kanë filluar propagandën ndaj siç ka thënë ai “vlerave kombëtare dhe qytetare të këtij vendi”.

KOMENTI

Halil kërkoj falje se nuk pata mundësi me tu përgjigj me një here, sepse isha ne seance te Kuvendit te Kosovës aty ky qytetari vendosi qe te jem unë, dhe ti përfaqësoi ata, e përkundër përpjekjeve tua qe s’ke arritur dhe s’do te mund te arrish kurrë të jesh në Kuvend, sepse qytetari megjithatë di te jep vlerësimin e vet.

Eh more Halil, a po e sheh se sa “demokrat” je, se sa e duron kritiken? Veç pak te gryta dhe ti u tregove se kush je, se çka je në gjendje me bo me pas pushtet. Ti çdo dite fyen, shanë, shpall kriminel te gjithë ata qe nuk mendojnë si ti, ndërsa kur dikush ta kthen, ti merr rolin e policit, prokurorit, gjykatësit dhe menjëherë vendos se kush e ka vendin ne burg, bile ti e din edhe se ne cilin burg duhet me i dërgua njerëzit. Veç në Dyz askund tjetër.

Ti ne reagimin tënd nuk the asgjë te re nga ajo qe ke thane deri tash: se njerëzit qe kane bë diçka për ketë vend nuk i donë me i pa as ne Kuvend, as ne qeveri, e besa me pas ti fuqi as ne shtëpi tyre nuk i kishe lëne. Por populli është i mençur, nuk i jep pushtet njerëzve si ti, te cilët ne emër te tij janë ne gjendje ta shkatërrojnë te ardhmen e tij.

Me vjen shumë keq se ju disa të vetëquajtur analist merrni guximin dhe te drejtën, shpesh here të bëni Gjyqe për individ dhe zhvillime historike pa qene të sigurt se kujt po I shërbeni, ju për qëllime të ngushta meskine shfrytëzoni hapësirat e medieve duke menduar se vetëm ju dini në këtë vend. Halil nuk ia fali vetës që kam rënë në këtë nivele të merrem me ju dhe sojin tuaj,sepse juve nuk iu ka dhezur “Sahati” për tu ngritur ne politikë dhe nuk do te iu dhezë përsëri propaganda e ulet kundër asaj që quhet vlerë kombëtare dhe qytetare e këtij vendi.

Halil nuk ia fali vetës që kam rënë në këtë nivele të merrem me ju dhe sojin tuaj,sepse juve nuk iu ka dhezur “Sahati” për tu ngritur ne politikë dhe nuk do te iu dhezë përsëri propaganda e ulet kundër asaj që quhet vlerë kombëtare dhe qytetare e këtij vendi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here